Nxënësit e "Sezai Surroit" në Qendrën për Punë Sociale (Foto)
Nxënësit e viteve të dyta të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc sot kanë vizituar Qendrën për Punë Sociale.
Rreth 28 nxënës të paraleleve të dyta të cilët mësojnë lëndën e Edukatës Qytetare sot së bashku me profesorin Feston Asani kanë qëndruar në hapësirat e Qendrës për Punës Sociale në Bujanoc.
Vizita është organizuar në bazë të plan-programit dhe nxënësit kanë pas rastin që nga afër të marrin informacionet me punën e këtij institucioni.
Siç i kanë thënë nxënësit portalit informativ Titulli, kjo vizitë ishte shumë interesante dhe informuese. Shumica e tyre për herë të parë po qëndronin në hapësirat e Qendrës për Punë Sociale.
Nxënësit e paraleleve të dyta pranë shkollës së mesme “Sezai Surroi”, drejtimi i gjimnazit, në bazë të planit dhe programit, gjatë mësimit njëjavor kanë të paraparë mbajtjen e një ore të lëndës Edukata Qytetare.
Vlen theksuar se në shkollat e Luginës veç Edukatës Qytetare mësohet edhe Edukata Fetare. /Titulli.com/